Këshilltari i Giorgia Melonit pjesë e ekipit që do të vijë në Prishtinë e Beograd

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 15:27
Këshilltari i Giorgia Melonit pjesë e ekipit që do të vijë në Prishtinë e Beograd

Të premten në Prishtinë dhe Beograd në përpjekjen për jetësimin e të ashtuquajturit plan franko-gjerman, do të zbarkojnë këshilltarët e Scholz, Macron dhe Melonit të shoqëruar nga Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në përpjekjen për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi do t’i shtohet edhe Roma zyrtare. 

"E ndali Luftën e Tretë Botërore" shkrimi në Jerusalem Post që nuk i beson…
Pas tensioneve disa ditore në veri të Republikës së Kosovës tashmë kanë nisur përpjekjet për të rinisur procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për këtë qëllim në Prishtinë dhe Beograd këtë të premte do të qëndrojë emisari sllovak, Miroslav Lajcak dhe Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit Gabriel Escobar për Ballkanin Perëndimor.

Dyshja Lajcak-Escobar me vete do të kenë edhe dy këshilltarët, atë të kancelarit gjerman Olag Scholz dhe të presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Por, kësaj radhe këtij formacioni të përbërë nga Emmanuel Bone dhe Jens Plotner do t’i shtohet edhe këshilltari i kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. Të tri shtetet janë pjesë e QUINT-it bashkë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.


Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media.

“Lajcak këtë të premte do të qëndrojë në Kosovë dhe Serbi. Në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Kurti dhe në Serbi do të takohet me presidentin Aleksander Vucic për të diskutuar hapat e radhës. Ai do të jetë i shoqëruar nga këshilltarët e kancelarit gjerman, presidentit francez, kryeministrit italian dhe z. Gabriel Escobar”, ka thënë Stano.

Dëshirën e Italisë për t’iu bashkuar Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për arritjen e një marrëveshje për normalizimt të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë e kishte shprehur kryediplomati italian, Antonio Tajani, gjatë vizitës që ka pasur në Kosovë në fundin e nëntori të viti të kaluar.

Kryediplomati italian kishte thënë se janë në dispozicion të Kosovës e Serbisë për të gjetur zgjidhje

 “E vlerësova vendimin e Kosovës për ta pezulluar për 48 orë dhënien e gjobave, është sinjal i gatishmërisë. Sot në mëngjes kam dëgjuar për gatishmëri edhe nga ana e Serbisë. Të mbështesim këtë gatishmëri. Të dyja palët kanë dhënë gatishmëri. Kosova ka dëshmuar me vendimin për shtyrje të dhënies së gjobave se nuk do të mbyllet dialogu. Më jep shpresë dhe kemi ardhur për të kërkuar zgjidhje. Ne nuk jemi të mbajmë anën të asnjërës palë. Jemi në mes, duhet qëndruar në mes për të kërkuar zgjidhe të problemeve”, kishte thënë Tajani.

Kosova dhe Serbia në tavolinë kanë propozimin e quajtur franko-gjerman përmes të cilit synohet arritja e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë por që s’përfshihet njohja reciproke.

Në kuadër të kësaj marrëveshje pritet që të merr epilog çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje për të cilën ka një presion të madh drejt Qeverisë së Kosovës që ta themelojë në pajtim me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese


(Kosova Sot Online)