FSK në bashëkpunim me KFOR-in zhvillojnë stërvitje

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 16:18
FSK në bashëkpunim me KFOR-in zhvillojnë stërvitje

Në një zonë demolimi të FSK-së, afër Prishtinës, Forcat e Sigurisë së Kosovës në bashëkpunim me KFOR-in, kanë bërë sot stërvitje në teknikat e nxjerrjes së automjeteve që përdoren për të hyrë në viktimat e bllokuara brenda një automjeti pas një aksidenti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Stërvitja demonstroi ndërveprueshmërinë e disa partnerëve dhe aleatëve të NATO-s duke përfshirë Zvicrën, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë dhe pjesëtarët e FSK-së.

Duke u trajnuar së bashku, ata rritën gatishmërinë e tyre përmes trajnimit dhe zhvillimit të praktikave më të mira.

(Kosova Sot Online)