Para udhëtimit në Prishtinë italianët këshillohen me Cholletin

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 16:32
Para udhëtimit në Prishtinë italianët këshillohen me Cholletin

Për të çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi edhe me një hap më konkret edhe italia është përfshirë në përpjekjen e BE-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të premten dyshes së këshilltarëve nga Gjermania dhe Franca do t’i bashkohet edhe një këshilltar nga Italia, i cili  do të vijë në Prishtinë dhe Beograd bashkë me emisarët Lajçak dhe Escobar dhe këshilltarët e Macron e Scholz.

Para këtij udhëtimi, Këshilltari Special amerikan, Derek Chollet, është takuar me këshilltarin e kryeministres së Italisë, Francesco M. Talo, për të diskutuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“I kënaqur që takova këshilltarin diplomatik të kryeministres së Italisë, Francesco M. Talo. Ne diskutuam për qëllimet e përbashkëta për paqe dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në Mesdheun e madh”, ka shkruar Chollet në Twitter.

(Kosova Sot Online)