Zbulohen detaje të reja: Shoku tentoi ta shpëtonte 22-vjeçarin

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 18:36
Zbulohen detaje të reja: Shoku tentoi ta shpëtonte 22-vjeçarin

Gjykata e Kurorës në Sheffield të Britanisë së Madhe ka nisur gjyqin për vrasjen e shqiptarit Armend Xhika, në vitin 2021.

Më 17 Janar kanë dalë para gjykatës Mentor Selmani, 28 vjeç, Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mardov Dushku. Të tre ata janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, por deklaruan se janë të pafajshëm.

Prokurori Samuel Green gjatë seancës ka bërë publike detaje shumë të rënda që tregojnë se kjo ngjarje mund të ishte kthyer në një tragjedi me pasoja shumë më të rënda. Kjo pasi 3 personat e përmendur më sipër, së bashku me 2 të tjerë, të cilët kanë bërë roje pranë vendit të ngjarjes, kanë qenë duke shkaktuar edhe vdekjen e disa shqiptarëve të tjerë.

Gjithçka duket se ka nisur pas një aksidenti rrugor ku janë përplasur dy makina. Mediat britanike bëjnë me dije se në këtë ngjarje janë përfshirë dy grupe shqiptarësh.

Prokurori pretendon se 22-vjeçari Xhika vdiq pasi u plagos me thikë në ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 13 Majit 2021. Një prej shokëve që e shoqëronin 22-vjeçarin është përpjekur që ta shpëtojë të riun dhe e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht Xhika nuk ia doli dot. 

“Pasi Armend Xhika u ngrit në këmbë u ndihmua nga shoku i tij, Altin Kalemi dhe u dërgua fillimisht në shtëpi ndërsa më pas në një spital në Sheffield, ku u shpall i vdekur në orën 20:37”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)