Vuçiq tregon kur mund të arrihet marrëveshja me Kosovën

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 19:31
Vuçiq tregon kur mund të arrihet marrëveshja me Kosovën

Marrëveshja e synuar nga faktorët ndërkombëtarë mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet “pasnesër’, ka theksuar nga Davosi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se pret një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë në muajt e ardhshëm, ka thënë se kjo është e mundur nëse Kurti heq dorë, siç është shprehur ai, nga idetë separatiste.


 Kur është pyetur se si e sheh Rezolutën e Parlamentit Evropian për harmonizimin e politikës së jashtme, Vuçiq ka thënë se është më pak i interesuar për këtë gjë e më shumë i interesuar për pjesën ku thuhet e Kosova e pavarur është një proces i pakthyeshëm.

Vuçiq ka deklaruar se 2023 do të jetë një ndër vitet më të vështira në historinë moderne për Serbinë, në kuptimin ekonomik dhe politik.

(Kosova Sot Online)