Spahiu: Mafia shqiptare më e dobëta në Evropë

  • E.K /
  • 19 January 2023 - 09:04
Spahiu: Mafia shqiptare më e dobëta në Evropë

Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” se mafia shqiptare është më e dobëta në Evropë.

Ai e renditi poshtë italianëve, arabëve, rusëve, kinezëve dhe turqve.

“Mendoj që asnjë nga grupet kriminale shqiptare në Evropë nuk mund të konsiderohet familje mafioze. Pse? Në konceptin klasik të organizimit të një familje mafioze mendoj që të gjitha grupeve kriminale tashmë të njohura nga ne në çdo vend të Evropës, përfshi Spanjën, Italinë, Gjermaninë, Francën, Belgjikën, apo Hollandën, asnjëra prej tyre nuk arrin në nivelin e organizimit fisnor, të gjerë të një mini shteti,” – u shpreh Spahiu.

“Shqiptarët janë gjithmonë dorë e dytë, e tretë, e katërt e krimit,” – shtoi juristi.

(Kosova Sot Online)