Arratisja pas plagosjes përfundon me aksident

  • A.P /
  • 17 June 2026 - 10:05
Arratisja pas plagosjes përfundon me aksident

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Feriz Guri” në Çagllavicë, ku pas një incidenti me armë zjarri, një veturë e tipit Mercedes G-Class është aksidentuar gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Automjeti është përplasur fillimisht me murin e një shtëpie dhe më pas me disa vetura të tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e përplasjes, vetura ka dalë jashtë rrugës dhe ka mbetur e bllokuar në një livadh.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit, si dhe lidhjen e automjetit me plagosjen e raportuar në Çagllavicë.

(Kosova Sot Online)