KQZ pritet që gjatë ditës së sotme të përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve

  • A.P /
  • 17 June 2026 - 10:15
KQZ pritet që gjatë ditës së sotme të përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme, e mërkurë, të përmbyllë numërimin e të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, pritet të numërohen 8 kutitë e mbetura, në të cilat janë sistemuar fletëvotimet nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe fletëvotimet nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve të përmbledhura të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me 96.71 për qind të vendvotimeve të numëruara (2,763 nga 2,857), Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm në zgjedhjet parlamentare.

Sipas të dhënave të publikuara më 17 qershor 2026 në orën 09:41, me 96.71 për qind të vendvotimeve të numëruara (2,763 nga 2,857), Vetëvendosje ka siguruar 47.08 për qind të votave, që përkthehet në 376,226 vota dhe 53 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 19.49 për qind të votave dhe 22 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mban vendin e tretë me 16.74 për qind dhe 18 ulëse.

AAK ka marrë 6.73 për qind të votave dhe 7 ulëse, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 5.38 për qind dhe 9 ulëse. KDTP ka fituar 0.71 për qind të votave dhe 2 ulëse.

Rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e numërimit dhe certifikimin zyrtar nga KQZ-ja.

(Kosova Sot Online)