Konjufca për Walker: Pa iu trembur syri ia tha Millosheviqit të vërtetën në sy

  • E.K /
  • 19 January 2023 - 14:47
Konjufca për Walker: Pa iu trembur syri ia tha Millosheviqit të vërtetën në sy

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin amerikan William Walker, raporton “Kosova Sot Online”.

Konjufca ka shkruar fjalë të mira dhe është shprehur mirënjohës ndaj Walker.

Glauk Konjufca ka theksuar se në këtë takim, kanë rikujtuar të kaluarën, për të arriturat dhe zhvillmet në Kosovë.

Konjufca ka shkruar se “Z. Ëalker, pa ju trembur syri i pati thënë Millosheviçit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë”.

Postimi i plotë:
Është një kënaqësi e madhe për mua sa herë që takohem me ish-shefin e misionit të OSBE-së në vendin tonë, mikun e madh të Kosovës, ambasadorin amerikan Ëilliam Ëalker. 
Z. Ëalker, pa ju trembur syri i pati thënë Millosheviçit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë. 
Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për Masakrën e Raçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë.
Sot e kujtuam një pjesë të së kaluarës, diskutuam edhe për të arriturat në vend dhe zhvillimet aktuale në vend, rajon e botë.
Mirënjohës gjithmonë për z. Ëalker. 
Faleminderit!

(Kosova Sot Online)