A e dini sa vota duhen për të kaluar projektligji për Trustin?

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 15:07
A e dini sa vota duhen për të kaluar projektligji për Trustin?

Pas një diskutimi mbi temën e  tërheqjes së mjeteve nga Trusti, deputetët kanë shkuar në pauzë, dhe pas kthimit të tyre, pritet që projektligji të dalë në votim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por a e dini sa vota duhen që të miratohet ky projektligj dhe a do t’ia dalë opozita kësaj radhe?

Fillimisht kërkesë e një grupi qytetarësh, e më pas e mbështetur nga opozita, lejimi i tërheqjes së një pjese të kursimeve nga Trusti ka arritur nuk Kuvend.

Ky është tentimi i dytë për të kaluar projektligji i hartuar që u lejon qytetarëve të marrin një përqindje të kursimeve të tyre, si ndihmë në periudhën postpandemike dhe pas rritjes së inflacionit.  

61 deputetë duhet të jenë prezentë, të marrin pjesë në votim, e pastaj shumica e thjeshtë e deputetëve të pranishëm, diku 31, duhen që me kalu Projektligji.

Edhe vëzhgues të punës së Kuvendit kanë dhënë disa herë sqarime për më shumë se një vit prej kur kjo temë diskutohet, se nevojiten së paku 61 deputetë prezentë dhe projektligji mund të kalojë me shumicën prezente.

(Kosova Sot Online)