Petkoviq i reagon Sveçles për targat: Duket Sveçla nuk e ka lexuar marrëveshjen e fundit për targa

  • E.K /
  • 19 January 2023 - 15:25
Petkoviq i reagon Sveçles për targat: Duket Sveçla nuk e ka lexuar marrëveshjen e fundit për targa

Drejtori i të ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka deklaruar se “Prishtina e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për targat”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Petkoviq, ka shkruar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk e ka lexuar marrëveshjen e fundit për targa.

Sveçla ka deklaruar të mërkurën se Beogradi e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për targat.

“Duket Sveçla nuk e ka lexuar marrëveshjen e fundit për targa, e cila thotë qartë se Beogradi do të ndalojë lëshimin e targave të reja “KM” dhe se Prishtina do të pezullojë çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me procesin e riregjistrimit”, ka shkruar Petkoviq në Tëitter.

Ministri Sveçla ka deklaruar të mërkurën se Beogradi e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për targat.

“Bazuar në dakordimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në muajin nëntor 2022, Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese. Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook, të enjten.

(Kosova Sot Online)