Policia arreston qytetarin me me 3 kg drogë

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 15:38
Policia arreston qytetarin me me 3 kg drogë

Në fshatin Botushē, në brezin kufitar me Shqipërinë, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Perëndimi – Gjakovë, mbrëmë përmes rrugëve operative ka pranuar informacione për lëvizje të dyshimta të një veture, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me informacionin janë aktivizuar patrullat ku edhe kanë ndaluar automjetin VW Pasat me targa te huaja.

Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët policorë,  në bagazhin e  automjetit kanë vërejtur një çantë  brenda së cilës kishte dy qese najloni të mbushura me substancë narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë.


Lidhur me rastin “është arrestuar i dyshuari E.T., (1986) shtetas i Shqipërisë,  janë sekuestruar automjeti dhe sasia e substancës në sasi 3 kg e 100 gram dhe është iniciuar rasti ‘ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’,  ndërsa me urdhër të prokurorit të  lëndës i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)