Konjufca i reagon Ardian Kastratit për gjuhën që përdori: 'Oj teze'

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 16:33
Konjufca i reagon Ardian Kastratit për gjuhën që përdori: 'Oj teze'

Thirrje deputetëve të pozitës që të votojnë pro nismës për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve të Trustit, u ka bërë deputeti nga radhët e PDK’së, Ardian Kastrati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por, derisa ai po e bëntë këtë thirrje, i është drejtuar një deputetje, duke i thënë “në emër të asaj frizeres që ta ka ba frizurën që po kesh sot…votojeni Trustin”.

Më pas ka vazhduar duke thënë “oj teze ti që po kesh, a po na bahet Trusti sot? Voto bre teze, amani t’koftë”.

Pas kësaj ka reaguar Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili i inkurajoi deputetët që të mos flasin për pamjen fizike.


“I inkurajoj deputetët që të mos flasin për pamjen fizike të të tjerëve dhe kjo është në kuadër të gjuhës korrekte parlamentare”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)