Ja deri kur pritet të vazhdojnë vërshimet në Kosovë

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 17:28
Ja deri kur pritet të vazhdojnë vërshimet në Kosovë

Situata e vështirë me vërshime pritet të vazhdojë gjatë orëve dhe ditëve në vijim,  ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Situata e vështirësuar hidrometeorologjike pritet që të vazhdoj dhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK thotë se zonat më të prekura janë ato në perëndim të vendit, siç janë Peja, Juniku, Deçani, Klina, Skënderaj, Mitrovica, Zubin Potoku e Leposaviqi.

(Kosova Sot Online)