Avokati i deputetes po torturohet në qeli

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 18:28
Avokati i deputetes po torturohet në qeli

Eurodeputetja greke Eva Kaili ndodhet prej ditësh në qeli e akuzuar si e përfshirë në skandalin e korrupsionit në PE me lobim nga Katari.

Avokati shprehet gjithashtu se klientja e tij është torturuar për ditë me rradhë nga të burgosurit e tjerë, raporton CorriereDellaSera.

Në një seancë që zgjati më pak se një orë në Gjykatën e Brukselit, avokati i Kailit është shprehur gjithashtu se të burgosurit e tjerë e kanë torturuar. Sipas tij, atë e kanë penguar të mbulohej, të lahej apo të flinte në qelinë e saj.

Me kolegun e tij André Risopoulos, avokati tha se kishte kërkuar “edhe një herë lirimin e Eva Kailit me masa alternative si byzylyku ​​elektronik apo masa të tjera të ngjashme” duke protestuar për kushtet në të cilat ndodhet eurodeputetja.

“Nga 11 deri Më 13 janar ajo ishte në izolim me urdhër të gjyqtarit hetues Michel Claise. Ajo u mbajt për 16 orë në një qeli policie, jo në burg; në të ftohtë , pasi i refuzuan një batanije të dytë dhe i morën pallton; drita ishte gjithmonë e ndezur, gjë që e pengonte të flinte; Ajo nuk lejohej të lahej edhe pse kishte menstruacione.”– thuhet në deklaratën avokatëve të ish zëvendës Presidentes së PE.

Avokati vijoi në seancë duke shtuar se klientja e tij është duke u trajtuar si në mesjetë.

“Natyrisht, Eva Kaili është nën akuzë: por gjithmonë ekziston një prezumim i pafajësisë . Në fund të fundit, ne jemi në Evropë. Këto sjellje shkelin Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, janë torturë dhe na kthejnë në mesjetë. Ju kërkoj t’i bëni publike këto fakte: sepse fakti që ato njihen përfaqëson shpirtin e drejtësisë. Unë vazhdoj të shpresoj se procesi do të jetë i drejtë: sepse ne jemi në Evropë”, vijoi ai.

(Kosova Sot Online)