IKShPK-ja njofton se në cilat qytete nuk përmbushen standardet për ujë të pijshëm

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 20:49
IKShPK-ja njofton se në cilat qytete nuk përmbushen standardet për ujë të pijshëm

️Aktualisht, si rezultat i reshjeve të shtuara ditëve të fundit, prurjeve të mëdha nga zonat fushore dhe shkarkim i i ujërave drenuese, në shumicën e resurse ujore si pasojë është vërejtur ngritje e vlerave të turbullirës, njofton IKShPK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vlera të shtuara të turbullirës, më shumë se 100 NT, janë regjistruar në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat:

 KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë:  fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.

 KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabirka në Shipolit- Mitrovice  dhe fabrika  në Balice- Vushtrrisë

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini I Bardhe –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi  në Demjan dhe Gërqinë.

 KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik

Ne mostrat e grumbulluara deri sot nga rajonet me të rreshura të shtuara, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara.

 Mostrat per ekzaminim bakteriologjik deri me sot rezultojnë brenda standardeve te parapara.

 Uji në rrjetet shpërndarëse nga këto sisteme për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë.

 Rekomandohen konsumatoret qe uji para perdorimit te vlohet si mase e sigurise bakteriologjike e zbatueshme ne situata me turbullire te shtuar ne resurse

Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt.

Jemi në kontakt dhe bashkëveprim të vazhdueshëm me personelin përgjegjës në KRU-të  deri në stabilizimin e plotë të gjendjes.

(Kosova Sot Online)