Momenti kur shpëtohet një çift nga Kosova pasi shtëpia iu ishte kapluar nga vërshimet

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 21:40
Momenti kur shpëtohet një çift nga Kosova pasi shtëpia iu ishte kapluar nga vërshimet

Si rezultat i reshjeve të shumta, shumë rrugë në qytetet e fshatrat e Kosovës janë bllokuar duke e bërë të pamundur qarkullimin e qytetarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një qytetar B.Nura, ka publikuar një video ku shihet një situatë e rëndë gjatë evakuimit të banorëve në fshatin Llaushë.

Ata që po ndihmonin një çift që kishin mbetur të 'ngujuar' ishin edhe zyrtarët komunal të Skenderajt.

Në disa zona raportohet se ka edhe shembje të dheut.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues, me qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar. 

Megjithatë, siç njofton, deri tani vetëm po monitoron përkundër situatës tashmë të rëndë.

(Kosova Sot Online)