Latifi: Pas vrasjeve të figurave të rëndësishme, kanë qëndruar si doras vetë shqiptarët

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 21:54
Latifi: Pas vrasjeve të figurave të rëndësishme, kanë qëndruar si doras vetë shqiptarët

Pas vrasjeve politike të figurave të rëndësishme shqiptare, kanë qëndruar si doras vetë shqiptarët për llogari të të tjerëve, ka theksuar profesori universitar, Blerim Latifi,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Latifi ka thënë se shqiptarët janë përdorur nga shërbimet armike, për vrasjen e figurave me peshë.

“Pas marrëzisë shqiptare, gjithmonë ka qëndur një shërbim. 100 vjetët e fundit, prej kur është vra Haxhi Zeka,  në 100 vjetët e fundit, u kanë dikush, dikush ka qëndru. Gjithmonë janë zgjedh shqiptarët”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Haxhi Zeka, Hasan Prishtina e Shtjefën Gjeqovi u vranë nga shqiptarët.


“Haxhi Zekën e ka vra një shqiptar, por për llogari të dikujt tjetër. Hasan Prishtinën e ka vra një shqiptar, Shtjefën Gjeqovin e kanë vra shqiptarët për llogari të pushtetit”, ka thënë Latifi gjatë emisionit.

(Kosova Sot Online)