IKSHPK bënë thirrje: Të vlohet uji para se të pihet

  • E.K /
  • 20 January 2023 - 08:10
IKSHPK bënë thirrje: Të vlohet uji para se të pihet

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për shkak të vërshimeve të fundit për shkak të shiut që ka rënë në Kosovë, dhe për shkak të turbullirave në shumicën e resurseve ujore ka rekomanduar që të vlohet uji para se të pihet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rekomandimi i IKSHPK-së që qytetarët ta vlojnë ujin para përdorimit është si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse.

Aktualisht, si rezultat i reshjeve të shtuara ditëve të fundit, prurjeve të mëdha nga zonat fushore dhe shkarkim i ujërave drenuese, në shumicën e resurse ujore si pasojë është vërejtur ngritje e vlerave të turbullirës.

Vlera të shtuara të turbullirës, më shumë se 100 NT, janë regjistruar në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat:

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovice dhe fabrika në Balice- Vushtrrisë

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini I Bardhe –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kacanik

Në mostrat e grumbulluara deri sot nga rajonet me të reshuta të shtuara, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara.

Mostrat për ekzaminim bakteriologjik deri më sot rezultojnë brenda standardeve të parapara.

Uji në rrjetet shpërndarëse nga këto sisteme për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë.

Rekomandohen konsumatorët që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse.

(Kosova Sot Online)