Seanca lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit shtyhet për herë të tretë

  • A.P /
  • 28 April 2026 - 14:49
Seanca lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit shtyhet për herë të tretë

Pasi ka nisur vazhdimi i seancës për zgjedhjen e Presidentit me fjalët e para të kryeparlamentares Albulena Haxhiu që u bëri thirrje edhe njëherë deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në këtë seancë.

Pas pak minutash është ndërprerë pasi opozita e ka bojkotuar sërish.

Ndërkohë seanca e radhës është thirrur sot në ora 19:00

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se seanca për zgjedhjen e Presidentit, që e thirri Vetëvendosje, shtyhet sot për në orën 19:00.

“I bëj lutje opozitës që të jenë të pranishëm në atë seancë”, tha Haxhiu.

(Kosova Sot Online)