Mefi: Populli ua dha përgjigjen opozitës duke votuar me 51.11% për Albin Kurtin
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci komentoi zërat që paralajmëruan protesta, pasi partia në pushtet mbrëmë e nisi e vetme procesin për zgjedhjen e Presidentit, që u konsiderua si cenim i rëndit kushtetues të vendit.
Bajqinovci tha se populli “ua dha përgjigjen” partive opozitare.
“Po kush del në rrugë pas oligarkëve politikë? Populli ua dha përgjigjen me 51.11% me Albin Kurti. E tash, kur s’kanë votë, kërkojnë zhurmë”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Ani kur i sheh kush po bën thirrje, të njëjtit që e shfrytëzuan shtetin, e sot kërkojnë “revolta” për me u kthyer prapë. Por koha e tyre ka kalu, populli nuk del për ta, populli i ka çu në opozitë”, shtoi Bajqinovci.
(Kosova Sot Online)
