Albin Kurti me dy ministra shkojnë në Istog, për të parë situatën nga vërshime

  • E.K /
  • 20 January 2023 - 08:47
Albin Kurti me dy ministra shkojnë në Istog, për të parë situatën nga vërshime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe minstri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë shkuar në Istog, për të parë nga afër dëmet që kanë shkaktuar vërshimet në këtë vend, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata kanë vizituar fshatin Drejë, njëra nga fshatrat më të prekura në Istog nga vërshimet.

Qeveria u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

(Kosova Sot Online)