Vushtrri: Babai e gjen të vdekur fëmiun e tij, policia fillon hetimet

  • E.K /
  • 20 January 2023 - 10:22
Vushtrri: Babai  e gjen të vdekur fëmiun e tij, policia fillon hetimet

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Vushtrri, shkruan “Kosova Sot Online”.

Babai ka raportuar në polici se e ka gjetur fëmiun, e tij, foshnje pa shenja jetë dje në mëngjes.

Në njoftimin e policisë thuhet se trupi I pajetë i foshnjes është dërguar në IML për Obduksion.

“VDEKJE E DYSHIMTË-Vushtrri 19.01.2023-05:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmiu i tij- foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)