Presidenti kroat: Vuçiq është një lojtar dhe një mjeshtër i llojit të tij

  • E.K /
  • 20 January 2023 - 10:47
Presidenti kroat: Vuçiq është një lojtar dhe një mjeshtër i llojit të tij

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka kuptuar që Rusia përdor çështjen e pavarësisë së Kosovës si pretekst për veprimet e saj agresive, përcjell “Kosova Sot Online”.

Milanoviq ka thënë se Vuçiç është një lojtar.

“Rusët vetëm e përdorën Kosovën si pretekst për pushtimin e Donbasit, por kjo, për mendimin tim, e lë Serbinë pa Kosovën”, tha Milanoviç,

“Vuçiç është një lojtar dhe një mjeshtër i llojit të tij dhe ai ‘e kuptoi’ se Rusia do ta njihte Kosovën dhe hej, këtu është Plenkoviç”, shtoi presidenti kroat, transmeton televizioni publik kroat.

(Kosova Sot Online)