Më shumë se dy orë diskutim me Kurtin flet Miroslav Lajçak: Takim i gjatë e i hapur, por jo i lehtë, kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron propozimi

  • S.A /
  • 20 January 2023 - 12:40
Më shumë se dy orë diskutim me Kurtin flet Miroslav Lajçak: Takim i gjatë e i hapur, por jo i lehtë, kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron propozimi

Pas dy orësh ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me pesë emisarët specialë për dialogun Kosovë-Serbi, kurse për media u deklarua Miroslav Lajcak, shkruan "Kosova Sot Online".

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me Kurtin në një deklaratë për media tha se takimi ishte i gjatë dhe jo i lehtë.

“Ne jemi këtu me një delegacion të fuqishëm…. që është sinjal se ne jemi të zotuar për një normalizim të raporteve Kosovë-Serbi… Takimi zgjati më shumë se dy orë, i gjatë, i hapur, i sinqertë, por jo i lehtë”, tha Lajçak para mediave.

“Ne jemi këtu me një delegacion të fuqishëm…. që është sinjal se ne jemi të zotuar për një normalizim të raporteve Kosovë-Serbi… I kaluam më shumë se dy orë me kryeministrin dhe kjo tregon se takimi ishte më shumë se dy orë, i gjatë, jo i lehtë, por i sinqertë dhe i hapur”, tha Lajçak para mediave.

Ai tha më tej se qëllimi i takimit me Kurtin ishte të diskutojnë Propozimin për normalizimin e raporteve me Serbinë të prezantuar në shtator dhe dhjetor.

“Nuk do të bëjë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do të udhëtojmë edhe për në Beograd”, tha ai.

Ndryshe, në takimin me Kurtin ishte ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i deleguari amerikan Gabriel Escobar.

Kësaj radhe me Lajçakun dhe Escobarin ishin edhe tre këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Jens Plettner, Emmanuel Beaune dhe Francesco M. Talo po ndihmojnë dialogun Kosovë-Serbi. 

“Qëllimi i këtij takimi me kryeministrin Kurti është që të diskutojmë propozimin që ja kemi paraqitur në shtator dhe dhjetor. Kemi më shumë se dy orë me kryeministrin dhe kjo tregon se takimi ishte i gjatë dhe nuk ishte i lehtë, por ishte shumë i hapur dhe i sinqertë. Është shumë herët që të bëjmë një deklaratë dramatike sepse siç e dini jemi në mes të misionit dhe do të vazhdojmë për në Beograd dhe s’ka shumë për të thënë. Kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron propozimi dhe që do të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi dhe ne do të vazhdojmë që të punojmë për këtë”, tha Lajçak.

Lajçak tha se vetë vizita e përbashkët me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe këshilltarët nga Franca, Gjermania dhe Italia “është një sinjal në vetvete se ne jemi të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

(Kosova Sot Online )