Ja kush thotë: Të nisin hetime ndaj Lajçakut

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 15:46
Ja kush thotë: Të nisin hetime ndaj Lajçakut

Që të nisin hetime për largimin e Mirsolav Lajçakut nga pozita e përfaqësuesit Special për Dialogun Kosovë-Serbi,  ka kërkuar nga Parlamenti Evropian, Sadri Ramabaja, Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një reagim në Facebook, Ramabaja ka kritikuar Lajçakun për një deklaratë të dhënë para mediave pas takimit të pesë emisarëve ndërkombëtarë me kryeministrin Albin Kurti.


Lajçak tha sot se nuk dëshiron të bëjë deklarata dramatike për shkak se ndodhet “në mes të misionit”.

“Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd.

Kjo deklaratë skandaloze është më shumë produkt i ndër dijes së një avokati të Serbisë, se sa i vetëdijes së një përfaqësuesi diplomatik të BE-së!

Pas kësaj deklarate, më në fund, Parlamenti i BE-së  duhet të iniciojë procesin e largimit të tij, krahas kërkesës për fillimin e hetive, ngjashëm siç ka vepruar ndërkohë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, pasi kishte konstatuar se ai po favorizonte Serbinë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut.

Miroslav Lajçak krahas Aleksandar Vuçiqit vazhdon të jetë tepër i interesuar që plani franko-gjerman të shpallet, që pa filluar dialogu i mirëfilltë rreth tij, si projekt i dështuar. Kjo strategji është në shërbim të Serbisë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)