Zhbllokohet rruga Mitrovicë – Zubin Potok, dje u shemb dheu

  • E.K /
  • 20 January 2023 - 15:46
Zhbllokohet rruga Mitrovicë – Zubin Potok, dje u shemb dheu

Është zhbllokuar rruga Mitrovicë – Zubin Potok, në fshatin Zubq ku dje ka pasur shembje të dheut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se kompania përgjegjëse e kontaraktuar nga ministria ka dalë në terren dhe janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor.

“Jemi në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zubq ku dje ka pasur shembje të dheut, e që sot menjëherë është pastruar. Kompania përgjegjëse e kontraktuar nga MMPHI, ka dal në terren me ç’rast janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve”, ka shkruar Aliu në Facebook.

(Kosova Sot Online)