Ky shtet dhuron mbi 400 milionë euro

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 16:10
Ky shtet dhuron mbi 400 milionë euro

Finlanda njofton se do të japin donacion të ri prej mbi 400 milionë eurosh në pajisjet e mbrojtjes për Ukrainën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë donacion nuk përfshihen tanket Leopard 2, për të cilat thanë më parë se do t’i dërgojë, pa u marrë vesh me aleatët.

Gjithashtu, ky donacion do të trefishojë vlerën e ndihmës së mbrojtjes, totali i të gjitha do të barazohet prej 590 milionë eurosh, sqaron Ministria finlaneze e Mbrojtjes.

“Kjo pako nuk përfshin tanket Leopar, por përbëhet nga armatim dhe municion”, thotë Miika Pynnonen, këshilltar special i ministrit të mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)