Ish-drejtori për buxhet në zyrën e Kryeministrit dënohet me dy vjet burg

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 16:14
Ish-drejtori për buxhet në zyrën e Kryeministrit dënohet me dy vjet burg

Ish-drejtorin për buxhet dhe financa në Zyrën e Kryeministrit, Zahir Bajrami, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar për mashtrim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Zahir Bajrami për veprën penale “Mashtrimi”.

Siç njofton Gjykata, i akuzuari Z.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 (pesë mijë) euro, koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

“I akuzuari Z.B me qëllim të përfitimit të kundërligjshshëm të dobisë pasurore, derisa ishte drejtor për buxhet dhe financa në zyrën e Kryeministrit të Kosovës kishte kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.


Bajrami ishte pezulluar nga puna në Kryeministri në vitin 2017. 

(Kosova Sot Online)