IPK rekomandon suspendimin e 6 policëve pasi malt*retuan qytetarin

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 18:06
IPK rekomandon suspendimin e 6 policëve pasi malt*retuan qytetarin

Një ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj, ka pranuar dje Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit kur qytetari ishte ndaluar nga policia fillimisht si i dyshuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore.

Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj 6 zyrtarëve policorë, IPK ka bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre.


Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

(Kosova Sot Online)