Kjo nuk pritej, Lajçak del me këtë qëndrim

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 20:15
Kjo nuk pritej, Lajçak del me këtë qëndrim

Gjatë ditës së sotme, bashkë me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët për polikë të jashtme nga Gjermania, Franca dhe Italia kemi vizituar Kosovën dhe Serbinë, ka njoftuar përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Lajçak ka thënë se qëllimi i këtyre vizitave ishte diskutimi i hapave drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bazuar në propozimin e BE-së, të njohur si propozimi franko-gjerman.

“Bashkë me këshilltarët për politikë të jashtme nga Franca, Gjermania dhe Italia si dhe Escobarin nga SHBA, udhëtuam në Kosovë dhe Serbi sot për t’i diskutuar hapat drejt normalizimit bazuar në propozimin tonë”, ka njoftuar Lajçkak.

Lajçak ka thënë se normalizimi nënkupton zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.


Ai ka sqaruar se ka në plan t’i vazhdojë diskutimet.

“Kjo do të thotë po ashtu implementim të të gjitha marrëveshjeve. Planifikoj t’i vazhdoj diskutimet tona së shpejti”, ka shkruar zyrtar i BE-së.

Pas përfundimit të takimit, Qeveria e Kosovës ka njoftuar për më shumë se dy orë është diskutuar në takimin e sotshëm për propozimin e BE-së.

“Për më shumë se dy orë u diskutua për propozimin evropian, të cilën Kryeministri Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër. U diskutua edhe për të drejtat e pakicave, për çka kryeministri ka shprehur konsideratën edhe në kornizën e përgjithshme për marrëveshje të propozuar nga vetë ai me 18 gusht 2022 në Bruksel. Kryeministri Kurti, ndër të tjerash, theksoi nevojën e Kosovës për njohjen nga shtetet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata kyçe ndërkombëtare dhe trans-atlantike”, thuhet në këtë njoftim.


(Kosova Sot Online)