Shqipëria nis ushtrinë drejt Kosovës, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 21:20
Shqipëria nis ushtrinë drejt Kosovës, kjo është arsyeja

Pas situatës së rëndë të krijuar pas vërshimeve dhe reshjeve intensive disa ditore, Shqipëria ka vendosur t’i ndihmojë Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tashmë trupat dhe forcat e armatosura të Ushtrisë së Shqipërisë janë nisur drejt Kosovës.

Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme janë dislokuar në Kukës, gati për t’u nisur drejt Kosovës.

(Kosova Sot Online)