Ja sa cisterna me ujë të pijshëm u dërguan në Skenderaj e Mitrovicë

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 21:29
Ja sa cisterna me ujë të pijshëm u dërguan në Skenderaj e Mitrovicë

Pas vërshimeve që kanë kapluar disa komuna të Kosovës, janë angazhuar për t’i siguruar rrugët kryesore dhe alternative të qarkullueshme, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

MPB ka njoftuar se në komunën e Skenderajt dhe në Mitrovicë janë dërguar dy cisterna për ujë të pijes. Ndërsa në Komunën e Klinës, në disa lokacione ka filluar intervenimi me pompa për largimin e ujit dhe varësisht nga kërkesat, MPB njofton do të vazhdojë edhe në zonat tjera të kësaj komune.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme jemi në dispozicion të plotë për veprim në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Ju apelojmë për kujdes të shtuar dhe në rast nevoje komunikim me institucionet relevante përmes numrave emergjent: 112, 192, 193 dhe 194”, thuhet në njoftimin e MPB.

(Kosova Sot Online)