Escobar: Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociacionit

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 22:18
Escobar: Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociacionit

Propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rruga më e mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve drejt një paqeje të qëndrueshme, ka theksuar i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Escobar ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

Sipas tij kjo çështje dhe propozimin franko-gjerman “nuk janë plotësisht të lidhur” më njera tjetrën. 

Escobar tha se fakti që Serbia nuk i ka vënë sanksione Moskës për agresionin e saj në Ukrainë e dëmton imazhin e saj. 

(Kosova Sot Online)