Krerët e shtetit në homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova

  • S.A /
  • 21 January 2023 - 08:40
Krerët e shtetit  në  homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova

Sipas njoftimit nga zyra e presidencës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë sot homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Osmani do të vë kurora pranë varrit të tij në Prishtinë, rreth orës 10:00.

Homazhe tek varri i ish-presdentit do të bëj edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë, rreth orës 09:00

(Kosova Sot Online )