Prishtinë: Nën kërcënimin e thikës në në një pompë derivatesh vjedhin para dhe cigare

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 09:31
Prishtinë: Nën kërcënimin e thikës në në një pompë derivatesh vjedhin para dhe cigare

Dy persona të panjohura nënë kërcanimin e një thikë kanë grabitur 300 euro dhe 10 pako cigare në një pumpë të derivatesh në Prishtinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se ata pas grabitjes janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Kurse, rasti për këtë vjedhje është duke u hetuar.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 20.01.2023 – 01:30. Dy meshkuj kosovarë, punëtorë në një pikë të derivateve, kanë raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyrë në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës (thikës) i kanë grabitur 300 (treqind) € dhe 10 pako cigare, më pas kanë ikur në drejtim të pa njohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të PK-së.

(Kosova Sot Online)