Zogiani: Miroslav Lajçak nuk është ndërmjetësues dhe s'duhet të quhet kështu

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 11:13
Zogiani: Miroslav Lajçak nuk është ndërmjetësues dhe s'duhet të quhet kështu

Avni Zogiani, nga VV-ja, ka kritikuar ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan “Kosova Sot Online”.

Zogiani ka shkruar se Lajçak nuk duhet të quhet ndërmjetësues.

Po ashtu, Zogiani ka theksuar se ky e ka ndarë pazarin, duke shtuar se Lajçak nuk merr parasysh interesat e Kosovës.

“Miroslav Lajçak nuk është ndërmjetësues dhe s'duhet të quhet kështu! Ky po e bënë arbitrin. Vjen në Prishtinë kërkon asociacion, shkon në Beograd flet për asociacion e nuk e kërkon pranimin e Kosovës nga Serbia. Ky e ka nda pazarin, e në këtë pazar nuk i shef interesat e Kosovës fare! Nuk i ka krejt fajet ky, sepse këto raporte në dialog i kanë pranuar lideret e mëhershëm të Kosovës. Mirëpo, a quhet ky dialog, negociata, përpjekje për normalizim, kur vetë ndërmjetësuesi kërkon veç nga njëra palë?!”, ka shkruar Zogiani.

(Kosova Sot Online)