Kundërtshtoi dhe pengoi policinë se i vunë gjobë vëllait, arrestohet 33-vjeçari

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 14:01
Kundërtshtoi dhe pengoi policinë se i vunë gjobë vëllait, arrestohet 33-vjeçari

Një person 33-vjeçar,  është arrestuar pasi ka kundërshtuar dhe ka penguar punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme për të mos i vendosur masë administrative vëllait të tij, i cili u konstatua në shkelje të sinjalistikës rrugore, shkruan “Kosova Sot Online”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 33 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka kundërshtuar dhe ka tentuar të pengojë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Mallakastër, të cilët, në përmbushje të detyrave funksionale, ishin duke ndëshkuar me masë administrative vëllain e 33-vjeçarit, për shkelje të sinjalistikës rrugore.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)