Arrestohet një 19-vjeçar në pikën kufitare në Glloboçicë, ishte në kërkim për dhunim

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 15:22
Arrestohet një 19-vjeçar në pikën kufitare në Glloboçicë, ishte në kërkim për dhunim

Policia e Rajonit të Ferizajt në pikën kufitare në Glloboçicë ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Dhunimi”, raporton “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se 19-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit

“Sot, në ora 14:00 në pikën kufitare në Glloboçicë është ndaluar e më pas nga policët e stacionit në Ferizaj është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.V (M/K) i moshës 19 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunimi’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)