Ish-presidenti i Serbisë: Marrëveshja e propozuar e dërgon Kosovën në OKB

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 17:01
Ish-presidenti i Serbisë: Marrëveshja e propozuar e dërgon Kosovën në OKB

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka shkruar në Twitter, duke thënë se marrëveshja e propozuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës mund ta ndihmojë anëtarësimin e saj në OKB, edhe pse nuk është e shprehur në mënyrë të hapur në tekst, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në bazë të nmjohurive të mia për marrëveshjen që po ofrohet, edhe njëherë e them publikisht se një marrëveshje e tillë mund të mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe nëse nuk thuhet shprehimisht në tekstin e saj”, ka shkruar Tadiq në Twitter.

(Kosova Sot Online)