Të rreshurat e shiut: Rrëshqet toka, shkëputet muri dhe godet shtëpinë dy katëshe

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 17:17
Të rreshurat e shiut: Rrëshqet toka, shkëputet muri dhe godet shtëpinë dy katëshe

Në Lezhë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut ka rrëshqitur toka dhe muri mbajtës është shkëptur duke goditur një shtëpi dy katëshe të cilës i ka shkaktuar plasaritje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një banor ka kërkuar nga shteti që ta heqin murin.

Po ashtu, ai ka treguar se ka frikë se mos po ndodh prapë një rrëshqitje.

“Në orën 3 të natës. Ka krisur si një granatë e madhe., kur kam dalë në orën 5 të mëngjesit ishte mbushur ballkoni plot me ujë. Mirë që nuk na ka zënë. Shyqyr që nuk kam qenë këtë. Mora atë djalin që ka qenë tek komuna që ta shihet. Natën nuk kam fjetur mbrëmë. Kam shumë frikë tani. Se po rrëshqet sërish vendi. Është për tu habitur. Shtetit i kërkoj që të na heqë atë mur.”- u shpreh një banore për ReportTv.

Një tjetër banor ka thënë se shtëpitë janë në rrezik.

‘Është shembur muri, shtëpia është në rrezik. Ka ardhur vetëm dikush nga komuna., shumë e frikshme, këtu janë pleqtë brenda. Këtu po nuk u fut dikush që të vërë dorë. Banesat e tjera janë shumë të rrezikuara. Fondet janë marrë po prita nuk ka fare. Çdo gur zhavorr që vjen nga mali krijon probleme. Këta kujtohen vetëm kur ka reshje.’- tha një tjetër.

(Kosova Sot Online)