Vdes në QKUK 35-vjeçarja nga Kosova që mori lëndime

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 10:05
Vdes në QKUK 35-vjeçarja nga Kosova që mori lëndime

Raportohet se në QKUK, ka vdekur S.B., 35-vjeçare, ku u trajtua për rreth 8 ditë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Viktima kishte marrë plagë të rënda si pasojë e një zjarri në një shtëpi në lagjen “Kalabria” të Prishtinës.

Zjarri e kishte kapluar shtëpinë me datën 13 janar, ndërsa 35-vjeçarja vdiq të shtunën (21 janar).

Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, ndërsa rasti në polici është hapur si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lajmi për vdekjen e gruas u bë i ditur sot në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Prishtinë 13.01.2023 – 03:50. Me 21.01.2023 lidhur me rastin është raportuar se e dyshuara femër kosovare cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte duke u trajtuar në QKUK, sot ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)