Një femër nga Kosova ankohet se u ngacmua sek*sualisht

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 10:08
Një femër nga Kosova ankohet se u ngacmua sek*sualisht

Derisa po shkonte në shtëpinë e saj, një grua nga Prizreni ka njoftuar se është ngacmuar seksualisht nga një i panjohur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti është duke u hetuar, njofton policia. Ndërsa, viktima është shprehur e shqetësuar nga ngacimi që i është bërë.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM SEKSUAL/Prizren 21.01.2023 – 11:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke shkuar në shtëpinë e saj, është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar ende i panjohur. Në vendin e ngjarjes kishte kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar. Viktima nuk ka lëndime vetëm ishte e shqetësuar.

(Kosova Sot Online)