Vërshimet e fundit shkaktojnë dëme edhe në Podujevë

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 10:38
Vërshimet e fundit shkaktojnë dëme edhe në Podujevë

Si pasojë e vërshimeve të fundit pas reshjeve të mëdha të shiut, dëme të mëdha në infrastrukturën rrugore, ekonomi familjare dhe në bujqësi, janë shkaktuar edhe në Podujevë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjendja më e rëndë vazhdon të mbetet në fshatin e Pakashticë e Epërme, ku është shembur rruga dhe është e pakalueshme sipër fshatit. Ndërkaq, për pjesën tjetër të rrugës në hyrje të fshatit, Komuna është në përpjekje të vazhdueshme për hapjen e tërësishme të kësaj rruge për banorët.

(Kosova Sot Online)