Rrahje si në filma aksion në Prishtinë

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 10:43
Rrahje si në filma aksion në Prishtinë

Në Prishtinë, është raportuar një rrahje në mes të disa personave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e rrahjes, dy viktima meshkuj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:00.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur për viktimat, njoftoi Policia.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

(Kosova Sot Online)