Ky është i riu nga Kosova që humbi jetën sot pasi u aksidentua

  • a.p /
  • 22 January 2023 - 12:28
Ky është i riu nga Kosova që humbi jetën sot pasi u aksidentua

Një aksident me fatalitet ndodhi sot në mëngjes, te ura në Trazitin e Vjetër në Prizren, ku një i ri dyshohet se humbi jetën teksa ishte në veturë bashkë me një mik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ky i fundit që ishte shofer, dyshohet se e humbi kontrollin mbi veturë dhe fatkeqësisht shoku i tij nuk arriti të mbijetojë. 

I riu që vdiq është Arlind Kelmendi, i cili ishte bllokuar në veturë dhe u nxor nga vetura me ndihmën e Zjarrfikësve. 

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet tjera. 


Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Prizren, me ç’rast kanë bërë me dije se aksidenti u shkaktua pasi shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturë dhe për pasojë ka përfunduar jashtë rrugës. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

(Kosova Sot Online)