Nëntë të vra*rë nga të shtënat

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 12:43
Nëntë të vra*rë nga të shtënat

Nëntë persona janë vrarë në të shtënat masive në një qytet në Los Anxhelos, pas festimeve të Vitit të Ri Hënor, tha policia.

Bob Boese, shef i departamentit të policisë, tha se të shtënat u raportuan në orën 22:22 sipas kohës lokale, në Monteri Park. Sulmuesi është mashkull, tha ai.

Zyrtarët nuk kanë dhënë më shumë informacione, teksa policia i është përgjigjur raportimeve për të shtënat.

Monteri Park gjendet 13 kilometra në lindje të Los Anxhelos.

Mijëra persona më herët u mblodhën në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monteri Park.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, në zonën ku ka ndodhur incidenti është parë prani e shtuar e policisë.

Një dëshmitar i ka thënë Los Angeles Times se tre persona hyn në restorantin e tij dhe i thanë të mbyllte dyert pasi në atë zonë ishte një person me armë automatike.

Festivali vjetor për Vitin e Ri Hënor zgjat një javë dhe më herët ka mbledhur mbi 100.000 vizitorë.

Monteri Park ka afër 60.000 banorë dhe është shtëpi e një komuniteti të madh aziatik.