Bërnabiq: Atmosfera është serioze, na presin ditë të vështira

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 14:36
Bërnabiq: Atmosfera është serioze, na presin ditë të vështira

Serbët për ditë të vështira, i ka paralajmëruar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, pasi tha se atmosfera është “jashtëzakonisht serioze, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Asgjë nuk fshihet dhe asgjë nuk do të vendoset pa qytetarët tanë”, ka thënë Bërnabiq për TV Pink, raportojnë mediat serbe.

Sipas saj, Serbia që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka qenë në situatë më të vështirë, duke shtuar se presionet “po bëhen gjithnjë e më të forta”

Ajo fajësoi opozitën në Beograd për këtë, ndërsa përsëriti se interesat e Serbisë dëmtohen nëse do t’i vendosin sanksione Rusisë.

(Kosova Sot Online)