Konfiskohen mbi 30 mijë euro në këtë fshat të Kosovës

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 14:53
Konfiskohen mbi 30 mijë euro në këtë fshat të Kosovës

Përderisa po realizonin një pikë kontrolli në fshatin Bistricë, me datën 22.01.2023 rreth orës 00:28 Njësia Speciale Operativekanë ndaluar veturën Skoda ngjyrë e zezë me targa të huaja me vozitës M.R (2003) shtetas i Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sygjeruar të inciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat.

Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.

(Kosova Sot Online)