Trajkoviq: Kisha Ortodokse Serbe dhe Ruse po destabilizojnë rajonin

  • A.P /
  • 22 January 2023 - 15:40
Trajkoviq: Kisha Ortodokse Serbe dhe Ruse po destabilizojnë rajonin

Kisha Ortodokse Serbe është “leva kryesore e fuqisë shkatërruese” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka theksuar Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit serb për Komunitete dhe Kthim, Nebad Rashiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë për portalin Vojvodina Autonomija, Rada Trajkoviq ka thënë se Vuçiq në vend të Perëndimit e ka kthyer Serbinë drejt Rusisë.

“Fatkeqësisht, leva kryesore e fuqisë shkatërruese të Vuçiqit është Kisha Ortodokse Serbe, e cila së bashku me Kishën Ruse po destabilizojnë me sukses rajonin”, tha ajo.

Ajo akuzoi Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, se i ka zbatuar urdhrat politike të Aleksandar Vuçiqit.


Rada Trajoviq ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës së fundmi janë ngritur nga “grupi mafioz i Milan Radojiçiqit”.


(Kosova Sot Online)